Serena Williams dasmë si në përralla, si duket nuse në krah të Alexis Ohanian


Serena Williams është një grua tashmë e martuar. Tenistja 36 vjeçare dhe partneri i saj, Alexis Ohanian i thanë “po” njëri-tjetrit në ceremoninë martesore si në përralla me temën “E bukura dhe bisha”, që u organizua të enjten në “Contemporary Arts Center” në New Orleans. Çifti i mrekullueshëm parakaluan përpara familjarëve dhe miqve të tyre më të afërt shumë të lumtur. Padyshim që fotografët fiksuan praninë e vajzës së tyre dy muajshe, Alexis Olympia Ohanian Jr, fëmija që ka më shumë se 105.000 ndjekës të Instagram. Në lidhje me organizimin e ceremonies, Serena tregoi për mediat: “Ishte dëshira e Alexis të martoheshim në New Orleans. Është qyteti i tij i preferuar përveç Brooklyn. Ka një ndikim evropian, ka shumë argëtim dhe ushqim të mahnitshëm. Ndërsa për vendim, Qendra Bashkëkohore e Arteve në New Orleans ishte një vendim që e morëm të dy”, tha ndër të tjera tenistja. Ndërkaq të ftuarit në dasmë i ishin përmbajtur temës së ceremonisë me veshjet e tyre.