Serena Rossi: “Kjo është dieta që më ka ndihmuar të humbas 10 kilogramë”
Serena Rossi, aktorja dhe regjizorja e njohur napoletane, është në një formë perfekte, por nuk ka qenëpërherë kështu. Ka pasur edhe ajo një periudhë kur shtoi shumë peshë dhe ia doli ta humbte sërish atë. Serena Rossi është një femër tepër e rezervuar për jetën e saj private, por për fat të mirë ajo ka folur rreth dietës që ka ndjekur dhe e ka ndihmuar të humbasë 10 kg.
Kur ajo interpretonte në “Un posto al sole” sigurisht ka qenë më e shëndoshë. Aktorja ka rrëfyer gjithashtu se në moshën 18 vjeçare ka marrë pjesë në audicionet e një filmi dhe regjizori i tij i tha se do ta fitonte rolin e aktores, vetëm në rast se do të dobësohej. Në këtë mënyrë, Serena vendosi të ndiqte njëdietë drastike me tepricë proteinash, por që në fund e ndihmoi shumë për të arritur synimin e saj.
Kjo dietë nënkuptonte marrjen e një sasie të konsiderueshme karbohidratesh, shumë proteinash dhe reduktim thuajse deri në zero i yndyrnave të pashëndetshme. Pas pak kohësh, edhe pse kishte humbur shumë kilogramë, aktorja nisi të ndiente lodhje, dobësi trupore dhe të kishte probleme hormonale. Kështu, ajo kuptoi se shëndeti vinte para gjithçkaje dhe për të qenë në formë, duhet të ndiqte një dietë tjetër.
Kështu nisi t’i kushtonte më tepër vëmendje gatimit të ushqimit, dhe herë pas herë edhe të linte ndonjëmoment kur të abuzonte me ndonjë ushqim të pashëndetshëm, gjithmonë pa e tepruar. Ndaj, nisi të ndiqte një dietë mesdhetare, të shëndetshme dhe të ekuilibruar që përfshinte marrjen e perimeve, drithërave, frutave, mishit të bardhë dhe bishtajoreve. Përveç dietës, Serena Rossi ushtron gjithashtu edhe aktivitet fizik e të dyja këto, e kanë ndihmuar të humbasë për pak kohë 10 kilogramë pa ndjerë shqetësime.