Sëmundja e rëndë po i merr jetën, aktorja e famshme bën rrëfimin e ndjerë: Nuk më mbetet edhe shumë kohë

Duket se nuk ka paqe për aktoren e famshme Shannen Doherty. Aktorja amerikane, e njohur për rolin e Brenda-s në serialin “Beverly Hills” është sërish e sëmurë. 49-vjeçarja, prej disa muajsh po vuan fazën e katërt të kancerit.

Siç shpjegon ajo në një intervistë të fundit për Elle, sëmundja po ecën me ritme të përshpejtuara, pavarësisht kujdesit intensiv. Situata e ndërlikuar e shëndetit e shtyu 49-vjeçaren të merrte një vendim të rëndësishëm: të regjistronte video mesazhe për të dashurit e saj që ata të kujtonin çdo fazë të fundit të jetës së saj.

Doherty-t iu shfaq tumori në vitin 2015, por u kurua me sukses në 2017-ën, pas një 2-vjeçari intensiv kurimi. Në 2019-ën sëmundja iu rishfaq (por u bë publike vetëm një vit më vonë).

Gjatë intervistës për Elle, Doherty zbuloi se pasi sëmundja iu shfaq sërish, nisi të vlerësonte më shumë gjërat në jetë. Ylli i “Beverly Hills” zbuloi në fillim të këtij viti se kanceri i gjirit i ishte rikthyer dhe përhapur edhe më shumë.

“Po përpiqem të vlerësoj të gjitha çastet e vogla që shumica e njerëzve nuk i shohin dhe nuk i marrin si të mirëqena. Gjërat e vogla janë bërë me vlerë për mua. Kemi një pus të pafund brenda vetes. Vazhdojmë gërmimin aty për të gjetur forcën për të përballuar fatkeqësitë. Kështu, ne mund të shohim të gjithë bukurinë”.

Aktorja ka pranuar se kanceri është në fazën e katërt dhe nuk i ka mbetur shumë për të jetuar. Por ka planifikuar të shkruajë letra dhe të lërë videomesazhe për miqtë dhe familjen që të mund t’i dëgjojnë dhe t’i lexojnë pas vdekjes së saj.

“E vërteta është që ndihem si një qenie njerëzore e shëndetshme dhe e fortë. Është e vështirë të ndalosh ekzistencën tënde kur ndihesh sikur mund të jetosh akoma edhe 10 ose 15 vjet”,- tha Shannen Doherty për Elle, shkruan Class.

“Ka gjëra që duhet t’ia them mamasë. Dua që bashkëshorti im të dijë se çfarë do të thotë ai për mua. Por sa herë që vjen koha për ta bërë këtë, ndihet sikur erdhi fundi, sikur po shkëputeni dhe unë s’po shkëputem. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme”,- u shpreh aktorja.