Selena në lidhje me Zayn Malik?! Si u “kapën mat” në Nju Jork!

Në shtypin rozë në SHBA kanë shpërthyer thashethemet e një lidhjeje të mundshme mes Selena Gomez dhe Zayn Malik. Të dy ata u panë në atë që dukej të ishte një mbrëmje romantike në Neë York. Një kamariere në një restorant të famshëm të Manhattanit u shpreh se i kishte parë Gomez dhe Malik duke u puthur teksa hanin darkë bashkë. “Askush nuk i vuri re”, pohoi Klarissa Garcia për Page Six, duke shtuar se restoranti është në Soho.

“Ishte goxha publik, por askush nuk iu kushton vëmendje vërtet njerëzve të famshëm në Neë York”, shtoi ajo.

Gomez dhe Malik, të dy 30-vjeç, dukej se nuk u interesuan të fshiheshin në daljen e tyre. Dyshja thuhet se u ulën në tryezën që ndodhej në mes të restorantit të madh dhe të zhurmshëm në qendër të qytetit. Garcia tregon se ata qëndruan për rreth dy orë përpara se të largoheshin.

Një marrëdhënie mes Gomez dhe Malik nuk është në fakt krejtësisht e pamundur. Një video nga viti 2010 është rishfaqur ku ajo pranon se Malik do të ishte zgjedhja e saj e preferuar nëse do t’i duhej të zgjidhte një anëtar të “One Direction” për ta puthur. Thashethemet romantike filluan kur fansat me sy shqiponjë vunë re se Malik së fundmi u bë një nga 403 milionë ndjekësit e Gomez në Instagram. Ai ndjek vetëm 18 persona për llogarinë e tij. Malik ka vajzën 2-vjeçare Khai me ish-të dashurën Gigi, e cila u ndaj nga ish-ylli i “One Direction” në tetor 2021 pasi u akuzua se kishte goditur nënën e saj, Yolanda Hadid, ndonëse këngëtari i “Pilloëtalk” i mohoi me forcë pretendimet.

Bordo