
Selena Gomez publikon foton e parë të saj me Blanco-n dhe duken aq të dashuruar
Selena Gomez duket se ka gjetur partnerin ideal te Benny Blanco, pasi që nga momenti që lidhja e tyre është bërë publike, ajo nuk ndalon së treguari botës dashurinë që ka për të.
Në pritje të këngës së tyre të ardhshme “Sunset Blvd”, e cila do të publikohet më 14 mars, Gomez ka bërë një tjetër dedikim. Kësaj here, ajo u kthye në fillimet e lidhjes, duke postuar foton e parë që kanë bërë bashkë si çift. Gomez shpjegoi gjithashtu se kjo këngë e veçantë lidhet disi me takimin e tyre të parë, pasi ata kishin zgjedhur “Sunset Blvd”.
“Takimi ynë i parë ishte në Sunset Blvd, dhe ky është gjithashtu titulli i këngës sonë të radhës. Kjo është fotoja jonë e parë zyrtare së bashku”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.
Gomez dhe Blanco – të cilët u takuan në vitin 2013 përmes nënës së Gomez, Mandy Teefey – filluan lidhjen e tyre në vitin 2023. Ata njoftuan fejesën e tyre në dhjetor të vitit 2024.
Anabelmagazine