Selena Gomez prezantuese për herë të parë

Për herë të pare, këngëtarja e famshme Selena Gomez do të prezantojë “Saturday Night Live” të shtunën, më 14 Maj. 29-vjeçarja do të prezantojë episodin e parafundit të sezonit, ku do t’i bashkohet edhe artisti, Post Malone. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagramin e saj. Ajo u shfaq tejet e emocionuar për këtë ngjarje kaq të rëndësishme.

“Mami… mendoj se ia kam dalë, kaq mirënjohëse dhe kaq e emocionuar. Shihemi më 14 Maj!!!”, ka shkruar Gomez në rrjetet sociale.

Megjithatë, nuk mund të mungonin edhe mesazhet inkurajuese të nënës së saj, Mandy Teefey e cila u shpreh e bindur se Selena do ia dalë mbanë më së miri.

Sakaq, ajo është aktualisht duke punuar për sezonin e dytë të serialit të suksesshëm “Only Murders in The Building”, i cili do të shfaqet premierë më 28 Qershor.

Shfaqja pati një sukses të jashtëzakonshëm, ku në të luajtën aktorët e ‘SNL’, Steve Martin dhe Martin Short, ndërsa në sezonin e dytë serialit do t’i bashkohen aktorët Amy Schumer dhe Cara Delevingne.

Klan News