Selena Gomez flet për kritikat e njerëzve për lidhjen me Benny Blanco: “Ai është burim lumturie”

Selena Gomez nuk shqetësohet fare për komentet e njerëzve për Benny Blanco-n. Në kopertinën e revistës Time, aktorja dhe këngëtarja 31-vjeçare u shpreh për zërat e komentuesve dhe tha se e dinte se çfarë njerëzit mund t’u bëjnë personave që ajo do dhe se e gjithë zhurma në rrjet nuk e bezdis partnerin e saj.

“E di se ç’mund t’u bëjnë njerëzit atyre që unë dua. Fansat e mi, ata që i adhuroj dhe më kanë formësuar në këtë që jam, mund të thonë gjërat më lënduese për mënyrën se si e jetoj jetën time. Por ai (Benny Blanco) ka forcë brenda tij dhe asgjë nga ato që thuhet nuk e bezdis atë”, referuar komenteve të shumta mbi pamjen e jashtme të artistit.

Më tej, Sel vijoi:

“Është fantastike dhe unë thjesht i gëzohem çdo momenti me të. Nuk e di se ç’sjell e ardhmja, por e di që ai tani afër, s’ka për të shkuar askund”, duke shtuar se i dashuri i saj 36-vjeçar është një burim lumturie.

Këngëtarja shpjegoi se prej 5 vitesh ka qenë beqare dhe se ishte mësuar me këtë mënyrë jetese. “Shumë njerëz kanë frikë të jenë veten dhe unë mbase e torturova mendjen time për 2 vite kur isha vetëm, por më pas, e pranova”, duke menduar një plan: Nëse ishte beqare deri në moshën 35-vjeçare do të birësonte një fëmijë.

Sa i përket romancës, ajo tha se vjen kur nuk e pret. Gomez dhe Blanco janë njohur prej vitesh, derisa u lidhën në qershor të vitit 2023. Ata kanë bashkëpunuar në hitin “I Can’t Get Enough” (2019), bashkë me Tainy dhe J. Balvin.

Sel e konfirmoi marrëdhënien me Benny-n në dhjetor të vitit 2023 dhe u shpreh se është gjithçka në zemrën e saj. Burime të afërta me çiftin kanë bërë me dije se ata janë shumë të lumtur së bashku dhe se marrëdhënia po shkon shumë mirë, ndërsa Benny është shprehur se mendon gjithnjë që të krijojë një familje me partneren e tij.

Anabelmagazine