Selena Gomez festoi ditëlindjen: Fansat janë të bindur që ish i dashuri i bëri dhuratë
Shumë nga fasnat e Selena Gomez dje i uruan asaj një ditëlindje të lumtur në Instagram. Por fansat e këngëtares mendojnë se ish i dashuri i saj The Weeknd mund t’i ketë dhuruar asaj edhe një dhuratë të veçantë publike. The Weeknd publikoi videon muzikore për “Snowchild” dje, në ditëlindjen e Gomez. Fansat u kujtuan menjëherë që Gomez e kishte quajtur si të preferuar këngën “Snowchild” dy herë publikisht.
Në mars, Gomez përfshiu “Snowchild” në listën e saj muzikore argëtuese në karantinë. “Këtu janë disa gjëra që unë i kam shikuar, dëgjuar dhe lexuar për të më mbajtur pozitive dhe për të ndihmuar të kaloj kohën. Shpresoj se do të ju ndihmojë!!” shkroi ajo në postimin e saj.
Gomez dhe The Weeknd ishin në lidhje nga janari i vitit 2017 deri në tetor të këtij viti. Gomez i tha Billboard se ata i dhanë fund lidhjes së tyre me kushte të mira në një intervistë të botuar në fund të nëntorit të vitit 2017.