Seldi Qalliu me Rashel Kolanecin në krah, tregon si e prishi fejesën me Mimoza Shkodrën
Një nga temat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar kohët e fundit ka qenë ndarja e dy këngëtarëve Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu. Fillimisht lajmi u përhap si thashethem pasi çifti kishte fshirë fotot që shfaqeshin të dy së bashku në rrjetet sociale. Pas këtyre lajmeve, miq pranë tyre u shprehën se Seldi dhe Mimoza i kishin dhënë fund fejesës dhe shkak ishte distanca mes tyre, duke qenë se Qalliu jeton në Tiranë dhe Shkodra në Zvicër, shkruan Panorama Plus. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Seldi ka folur për herë të parë në lidhje me ndarjen nga Mimoza. Pasi përfundoi kërcimin e tij në “Dance with me”, ku këtë vit është konkurrent me partnere Rashel Kolanecin, ai u pyet nga moderatorja në lidhje me fejesën e tij. “Faktikisht ne nuk jemi më me njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë! Kështu ka qenë e shkruar. Gëzoj një respekt të veçantë për Mimozën dhe familjen e saj”, u shpreh Seldi.