Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra arratisen në vende të nxehta

Çifti i sapofejuar i momentit, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë arratisur në vende të nxehta për pushime. Të ulur mes rërës, Mimoza shfaqet e lumtur në krahët e këngëtarit dhe ish-lojtarit të “Big Brother”. Ishte Seldi ai që postoi foton romantike në Instagram të shoqëruar me një zemër, po pa zbuluar vendodhjen. Duket se lidhja në distancë e çiftit pasi Mimoza jeton në Zvicër, i ka shtyrë te kalojnë disa ditë pushime në intimitet të plotë.