“Seksi më i mirë pas martese”- Andi Lila rrëfen detaje intime nga marrëdhënia me bashkëshorten. Zgjedh edhe mes Lorik Canës dhe Bekim Balajt

Andi Lila ka folur si rrallë herë për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Ornelën.

Çifti njohur, që janë në një marrëdhënie prej 16 vitesh, janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Axa dhe djalit, Ayan.

I ftuar në “After Party”, ish-futbollisti i Kombëtares u shpreh se në marrëdhënien e tij nuk mban sekrete dhe flet hapur me bashkëshorten. Ndërsa pranoi se të dy janë xhelozë për njëri-tjetrin dhe kjo në varësi të situatës.

Teksa u pyet për detaje intime, Andi Lila rrëfeu se seksi me Ornela Lilën është më i mirë pas martesës.

Gjithashtu ai u vendos mes dy zgjedhjeve, Lorik Canës dhe Bekim Balajt, por ish-futbollisti nuk i ndau dot nga njëri-tjetri.

Pjesë nga intervista:

Baba shembullor apo futbollist i suksesshëm?

Andi Lila: Të dyja bashkë

Lorik Cana apo Bekim Balaj?

Andi Lila: Të dy bashkë

Vajzat të ngacmojnë më shumë tani që je babi apo kur ishe beqar?

Andi Lila: Nuk më kanë ngacmuar asnjëherë

Ushqim para qejfit apo qejf para ushqimit?

Andi Lila: Ushqim pas ndeshjes (qesh)

Në lidhje duhen mbajtur sekrete apo të flitet për gjithçka?

Andi Lila: Të jemi të hapur

Je ti më xheloz apo partnerja?

Andi Lila: Të dy në momente të caktuara

Seksi më i mirë para apo pas martese?

Andi Lila: Pas martese se merr eksperienca

Dushin vetëm apo me partneren?

Andi Lila: Vetëm fare

Një fitore e denjë me kombëtaren apo kontratë miliona dollarëshe?

Andi Lila: Të dyja bashkë

/Panoramaplus.al