
Seks-simboli i Greqisë pozicione “Kamasutra” në kalendarin e 2019-ës, do të guxonit ta mbanit në shtëpi?
Modelja dhe seks-simboli grek, Ria Antoniou ka realizuar një set vërtetë të nxehtë fotografik, për kalendarin e vitit 2019, të revistës ‘For Man Magazine’. Bukuroshja greke është përzgjedhur nga revista, si idealja për të ‘ngritur temperaturat’ në netët e ftohta të ndërrimit të viteve. Në kalendar nuk do të mungojnë as fotot nudo dhe topless të grekes Antoniou. 29-vjeçarja është shpallur Miss Greqia dhe ka pozuar disa herë edhe për edicionet e revistës Play Boy, shkruan Top Channel. Së fundi, Ria është bërë e famshme në Itali, ku ka marrë pjesë në disa spektakle dhe Reality Shoë, ndërsa ka nxjerrë në pah edhe talentin e saj në aktrim.
