Seks me pagesë? Rrëfehet Anxhela Peristeri
Këngëtarja Anxhela Peristeri pas publikimit të klipit të saj më të ri “Afër meje”, ishte e ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ku rrëfeu sekrete nga jeta e saj. Pyetjes se çfarë pune bënte para se të bëhej këngëtare ajo u përgjigj se në moshën 14-vjeçare ka nisur të punojë duke shitur çaj. Peristeri është pyetur se cili do të ishte profesioni i saj nëse nuk do të ishte këngëtare, pyetje të cilës iu përgjigj se mund të ishte bërë shkrimtare ose edhe pastruese. 30 vjeçarja nuk ka hezituar të flasë për seksin me pagesë. ”Nuk do e shisja kurrë veten të bëja seks në shkëmbim të parave”, tha ajo.