“Seks i egër?”: Jorginho kapet duke i dërguar mesazhe ‘hot’ përkthyeses së Chelsea
Jorginho, mesfushori i Chelsea, ka shkatërruar një lidhje për shkak të disa mesazheve të dërguara një vajze që bashkëpunon me klubin. Italo-braziliani është baba i dy fëmijëve.
Ai që ka zbuluar flirtin ishte i fejuari i Elisa Scalcon. Aaron Hughes i gjeti mesazhet pikërisht mbrëmjen para se të nisej për në pushime në Sri Lanka me të dashurën e tij: “Jorginho shkatërroi lidhjen time. Nuk arrij ta besoj pafytyrësinë e tij”.
Aaron ka thënë se Elisa, që është gjysëm italiane e gjysëm nga Sri Lanka, e ka takuar lojtarin pak pasi kishte nisur punë tek Chelsea. Aaron, që është tifoz i Arsenal, ka sqaruar: “Nisi të më fliste gjithnjë e më shumë për Jorginho. Fillova të dyshoja. Dukej shumë e dhënë dhe nisi të më jepte duart. Kur më tha se po shkonte në turne në Japoni verën e kaluar, i thashë se isha i shqetësuar për afërsinë e tyre. Kur u kthye, e pyeta nëse kishte ndodhur gjë e ajo më tha jo. Nuk i kisha parë akoma mesazhet. Ajo do të ndodhte pak javë më pas.”
Para nisjes për pushime: “Isha në shtrat e iPad i saj po binte. Shkova ta shuaja e aty bota mu shemb. Pashë shumë mesazhe mes saj e Jorginho. Po conin mesazhe përpara meje përmes Instagram. Pashë më poshtë e kishte mesazhe nga ajo që i kërkonte të shkonin në dhomën e hotelit në Japoni e shumë gjëra të tjera.
Jorginho e pyeste Elisa nëse preferon seskin e egër apo romantik”. Ajo i ishte përgjigjur “të egër” e ai i tha “mirë”. Aaron ka treguar se i kishte bërë screenshot disa mesazheve e se shkoi në banjë ta pyeste: “Cfarë po ndodh?” E ajo doli duke qarë e tha se nuk ishte si mendoja e mu lut të mos bëja asgjë. Nuk dija ctë bëja, duhet të shkonim me pushime ditën tjetër. Ishte shumë vonë për të anulluar, kështu që shkuam dhe ishin dy javët më të këqija të jetës sime. Kur u kthyem më tha ta provonim përsëri. I thashë që nuk mund ta besoja dhe u ndamë. Më tradhëtoi tmerrësisht e më gënjeu sy për sy”.