Seks apo palestër, ja si të digjni më mirë kaloritë
Sa herë që mendoni për të humbur peshë, gjëja e parë që ju vjen ndër mend janë dietat që nuk i mbani kurrë deri në fund apo ushtrimet e lodhshme në palestër.
Ndonëse po ta mendoni pak më mirë do të kuptonit se zgjidhja është shumë më e thjeshtë dhe e efektshme se kaq, gjimnastika poshtë çarçafëve (seksi) është stërvitja më e mirë për trupin dhe mendjen dhe këtë e tashmë e provon edhe shkenca.
Studimet e fundit konfirmojnë se endorfina që çlirohet nga një orgazëm stimulon qelizat e sistemit tonë imunitar, të cilat nga ana e tyre luftojnë sëmundje si kanceri, ashtu si edhe plakjen. Por sipas specialistëve seksi i rregullt ka një ndikim të shkëlqyer edhe në formën fizike.
Ai vë në punë çdo grup muskujsh, bën që zemra dhe mushkëritë të punojnë më shumë dhe djeg mesatarisht 300 kalori në një orë duke sfiduar edhe rezultatet që mund të keni në palestër. Nëse dëshironi ky studim shkon edhe më tej, endorfina e prodhuar gjatë seksit bën që flokët dhe fytyra juaj të shkëlqejnë më shumë, duke reduktuar thellimin e vijave dhe rrudhave në fytyrë.