Sekreti i Shakirës për të patur një trup të mrekullueshëm në moshën 45-vjeçare!
Anna Kaiser, trajnerja personale e Shakirës, ka pasur një karrierë të suksesshme duke u bërë një ndër më të preferuarat në mesin e të famshëmve. Ajo krijoi metodën e saj të stërvitjes kur nuk mund të gjente gjithçka që i nevojitej dhe duket se ajo që kërkonte u bë jehonë te gratë e tjera, pasi edhe ato ndjekin programin e saj. Ndër klientët e saj janë edhe Sarah Jessica Parker, si dhe shumë emra të tjerë të njohur.
Sa i përket Shakirës, Kaiser theksoi se një nga arsyet që kolumbiania ka një trup të mrekullueshëm në moshën 45-vjeçare është mëngjesi i saj, i cili gjithmonë përfshin dy ushqime. Njëra prej tyre janë vezët e ziera, të cilat janë të pasura me proteina dhe e ndihmojnë atë të ruajë masën muskulore.
E dyta janë copat e avokados, ideale për ruajtjen e yndyrave të shëndetshme që i nevojiten trupit. Përveç kësaj, Shakira përfshin gjithashtu domate, kripë deti, pak vaj ulliri në mëngjesin e saj dhe pi një smoothie me fruta të kuqe, edhe pse ndonjëherë e ndryshon atë me lëngun jeshil.
Ylli i “Hips Don’t Lie”, Shakira thuhet se do të zhvendoset në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e saj pas ndarjes nga futbollisti spanjoll Gerard Pique, i cili po shijon romancën me 23-vjeçaren Clara. Dyshja njoftuan ndarjen e tyre disa muaj më parë dhe Shakira do t’i marrë djemtë Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, në SHBA në janar pasi avokatët e ish-çiftit ranë dakord në një takim, i cili thuhet se ka zgjatur 12 orë.
Bordo