Sekretet e partneres së Stresit/ Sot yll, por dikur dukej si e shëmtuara Beti
Të gjithë e njohin Kejsin si partneren e Stresit, vajza bukuroshe e lagjes që reperi bëri çmos për ta bërë për vete dhe ia doli. Kejsi u bë e njohur dhe tërhoqi vëmendjen pas fejesës me reperin, kur ai vendosi më në fund që të bëjë publike lidhjen. Ajo tregohej e rezervuar sa i përket jetës private, madje dhe profilin personal e ka privat. Por që prej arrestimit të Stresit për trafik droge, Kejsi e ka thyer rregullin e privatësisë dhe publikon çdo ditë foto dhe video me partnerin, që me sa duket i mungon shumë. Ajo madje ka krijuar edhe blogun e vet BKC, ku tregon sesi është të jesh gruaja e një reperi. Kejsi ka zbuluar 10 gjëra që nuk i dinim për të dhe tashmë është koha t’i mësojmë.
1. Është një person i turpshëm dhe bëhet nervoze kur është në qendër të vëmendjes.
2. Nuk di të gatuajë por përpiqet. Madje në fillimet e jetesës me bashkëshortin donte t’i plotësonte detyrat tradicionale të një amvise, por nuk ia doli. Megjithatë ajo përpiqet dhe nuk e ka lënë me kaq.
3. Deri në moshën 15-vjeçare ishte si një djalë, kundër produkteve të makijazhit dhe gjithnjë mbronte motrën e saj edhe pse ishte më e madhe në moshë.
4. Nuk i pëlqen të eksperimentojë me gjëra të reja, veçanërisht kur ato nuk janë të dobishme për shëndetin. Ajo ka thënë “jo” sidomos kur bëhet fjalë për cigare, marijuanë, apo ndonjë lloj tjetër droge.
5. Është artiste dhe pikturon shumë bukur. Sidomos portretin e vjehrrit.
6. Gjithmonë e ngathët. Edhe në një takim romantik, ose në një mbrëmje gala e veshur me një fustan të bukur, gjithmonë i prish punë ngathtësia.
7. Nuk i ka lyer ndonjëherë flokët dhe i pëlqen look-u natyral.
8. E çuditshme por nuk i pëlqen ta fotografojnë dhe thotë se nuk është fare fotozhenike. “Më duhen 500 përpjekje për një foto të mirë dhe çdo person tjetër që më takon, më thotë se dukem më mirë personalisht”.
9. Ka dy tatuazhe dhe po mendon të tretin.
“Në fillim kur po mendoja të bëja tatuazh dëshiroja shqiponjën e flamurit, por nëna ime ma ndryshoi mendjen duke e zëvendësuar atë me një gjerdan me simbolin në fjalë”.
10. Dikur dukej si e shëmtuara Betty. “Kam pasur një fazë “Ugly Betty” ku balluket, telat dhe syzet ishin të gjitha në efekt të plotë. Faleminderit Zot që ka mbaruar!”, shkruan Kejsi/IconStyle