Seher dhe Jaman të dashuruar edhe në jetën reale?

Seher dhe Jaman janë tashmë çifti i preferuar i publikut që ndjek telenovelat turke. Dy aktorët që luajnë në serialin “Amaneti” kanë marrë një vëmendje të madhe dhe ky serial është bërë kaq i suksesshëm si në Shqipëri, Turqi e shumë vende të tjera. Seher dhe Jaman jo vetëm do t’i shohim çift në serial, por sipas mediave turke dy aktorët janë në një lidhje edhe në jetën reale.

Sila Turkoglu dhe Halil Ibrahim Ceyhan janë filmuar të kapur për dore dhe video po bën xhiron e rrjetit.

Nuk dihet ende nëse dy aktorët janë çift edhe në jetën reale apo video është filmuar gjatë xhirimit të ndonjë skene. Megjithatë Sila dhe Halil kanë vendosur të mos flasin duke i lënë të gjithë të aludojnë për një lidhje.