“S’e zhvesha unë Beatrix në BBV”, Alban Bogdo nuk pendohet: U çuan moralistët, plehrat..!
Pavarësisht kritikave të shumta që mori për batutën që bëri në emisionin e tij, ku u shpreh se ‘Alban Ramosaj është ai që i q*** motrën Donaldi në Big Brother VIP’, Albano Bogdo nuk është penduar.
Së fundmi në një video në TikTok, ai shprehet se nuk ka pse t’i kërkojë falje për batutën pasi nuk e shtriu dhe nuk e zhveshi ai Beatrixin në BBV. “Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”, u shpreh ai.
Teksa më tej shtoi se i kërkon falje për shqetësimin që mund t’i ketë shkaktuar për shkak të reagimit publik dhe për mesazhet që mund të ketë marrë. “Mu çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz.
Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju. U çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin.
Për 1 fjali që thashë, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë patur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund t’i kenë shkuar.
Vetëm për shqetësimin që mund të ketë patur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, u shpreh Albano Bogdo.
Bordo