Së shpejti prindër për herë të parë, Shpat Kasapi dhe Selvija zbulojnë gjininë e fëmijës ‘live’ në emision

Shpat Kasapi dhe Selvije Jaho kanë qenë një nga çiftet më të përfolur kohët e fundit, sidomos pasi zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ata janë përpjekur të tregohen sa më të rezervuar gjatë kësaj kohe, mirëpo nuk i kanë shpëtuar dot “syrit” të mediave rozë, dhe një nga momentet më të bukura: zbulimin e gjinisë, kanë zgjedhur ta ndajnë me të gjithë.

Të ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtari i njohur dhe partnerja e tij zbuluan se së shpejti do të jenë prindër të një djali. Pasi rrëfyen më shumë për lidhjen e tyre disavjeçare, momentet e bukura, por edhe sfidat që provuan në një kohë të jashtëzakonshme, Shpati dhe Selvija zbuluan se mezi po presin të mbajnë në krahë djalin. Në një tullumbace të madhe në studio, Shpati mezi po priste ta ndante edhe me publikun lajmin e bukur. “Është djalë”, – u dëgjua zëri i Rudinës pasi këngëtari shpoi tullumbacen. “Ishalla i ngjan Selvijes”, – tha Shpati duke ia dhënë më shumë meritat bashkëshortes së tij. Por të dy pranuan se cilado qoftë gjinia, me rëndësi më shumë se gjithçka është të jetë i shëndetshëm.

Ata thanë se nuk kanë vendosur ende për emrin dhe thanë se mendojnë se do ia vendosin në momentin e fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RUDINA Daily (@rudina.daily)

/News31