Së shpejti në “Eurovision”, Anxhela Peristeri me interpretim të mahnitshëm në “PrePartyEsc”
Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision”. Ajo do të garojë me këngën “Karma”, ku do të performojë në natën e dytë të “Eurovision”, më 20 maj në Roterdam.
Si traditë para shfaqjes së madhe, mbahet edhe një festë para spektaklit për të mbledhur të gjithë garuesit.
Ajo interpretoi këngën e saj në “PrePartyEsc” duke na dhënë një interpretim të mahnitshëm. /Prive.al