Së shpejti kuzhinat do të “zhduken” nga shtëpitë tona, ekspertët tregojnë si do zëvdendësohen

Kuzhina shumë shpejt do të zhduket nga shtëpitë tona. Kështu paralajmërojnë ekspertët imobiliarë në Itali, sipas të cilëve e gjithë koha e shpenzuar duke gatuar është e çuar dëm dhe me zëvendësimin e pajisjeve të kuzhinës me ato të teknologjisë njerëzit do të kenë më shumë kohë për veten dhe familjen. Ushqimin? Do ta porosisni jashtë!

Ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme vlerësojnë se viti 2030 do të jetë viti kur kuzhina do të fillojë të zhduket nga shtëpitë tona. “Ne do të porosisim ushqim nga jashtë, siç po bëjmë tashmë, do të hamë ushqim që nuk ka nevojë të gatuhet dhe do të përdorim kohën e kursyer për të edukuar fëmijët tanë, për të medituar, për të mbajtur trupin në formë” thonë ata.

Dhoma, e zënë tani nga një pianurë, lavaman, me pak fjalë kuzhina, do të jetë e destinuar për përvoja në metavers, duke kursyer burimin që njeriu në evolucionin e tij ka humbur më shumë: kohën.