Së shpejti drejt altarit? Kylie Jenner nis aventurat e ditëlindjes e veshur me fustan nusërie
Së shpejti Kylie Jenner do të mbushë 22 vjeç dhe ashtu siç ajo vetë ka treguar, ditëlindja e saj do të jetë një çmenduri. ‘The Daily Mail’ publikoi disa foto ekskluzive ku Kylie shfaqet e veshur me një fustan nusërie duke hipur në një avion privat, së bashku me partnerin e saj Travis Scott. Mesa duket, ajo ka vendosur ta festojë në Itali ditëlindjen, në jahtin e saj 250 milion dollarësh dhe pavarësisht këtyre fotove të publikuara nga ‘The Daily Mail’, duket se dasma nuk ka për të ndodhur, shkruan Who. Sipas burimeve për ‘TMZ’ dhe ‘ET’, ky udhëtim është posaçërisht për ditëlindjen e saj dhe dasma është në plan, thjesht jo në këtë udhëtim. Travis dhe Kylie e thërrasin gjatë gjithë kohës njëri-tjetrin “bashkëshortë” për të luajtur me fansat e tyre, pavarësisht se fustani i bardhë mund të jetë pjesë e një tjetër loje, nuk dimë ende asgjë me siguri. TMZ ka publikuar fotot e veçanta të mbretëreshës së Instagramit.