Së shpejti do të bëhet nënë? Ish-banorja e BBV publikon VIDEON me barkun e rrumbullakosur

Prej kohësh kryefjala e mediave rozë ka qenë Getinjo dhe Viven. E teksa të gjithë mendonim qe gjithçka po shkonte mirë, ata bënë me dije se i kishin dhënë fund lidhjes.

Mirëpo, një video e publikaur ditën e djeshme nga mediat kosovare tregonte krejt të kundërtën e asaj që Geti dhe Vivien thanë. Ata shiheshin teksa bisedonin në një kafe në Ferizaj dhe të gjithë fillojmë të mendojmë se ata çifti që u dashuruan në formatin Big Brother Vip Kosova vazhdojnë të jenë bashkë.

Ndërkohë, një tjetër video është publikuar dhe kësaj here nga Vivien. Në llogarinë e saj në “ Instagram”, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka publikuar video dhe ajo çfarë vume re ishte barku paska më i rrumbullakosur mbi të cilin ajo mban dorën sikur e përkëdhel.