Së shpejti baba i binjakëve, këngëtari i famshëm nuk ndalet

Këngëtari i famshëm kosovar, Albatrit Muqiqi po pret që të bëhet baba për herë të dytë me bashkëshorten e tij, Egzona Muqiqin. Burime të Prive afër çiftit, kanë thënë se Egzona është në pritje të binjakëve. Egzona Muqiqi, bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, e ka konfirmuar shtatzëninë e dytë përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e vet në Instagram me rastin e ditëlindjes së saj. Çifti që u martuan në nëntor të vitit 2016-të, po bëhen sërish prindër megjithatë deri më tani e mbajtën të fshehur. Egzona dhe Albatriti janë prindër të një vajze me emrin Amelia.