‘Së shpejti, 3’/ Si e priti Kiara dhe Luizi lajmin e ëmbël të shtatzënisë?
Lajmi për shtatzëninë, ishte një nga surprizat më të bukura për Kiarën dhe Luizin, të cilët nisën romancën në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ e më pas e kurorëzuan në një celebrim, në përfundim të formatit.
Pasi e konfirmuan me këngën ‘Frymë’ dedikim për vogëlushen e tyre që do të vijë në jetë, çifti kanë bërë dhe reagimin e parë duke ndarë emocionet e tyre me ndjekësit. Në një postim në ‘Instagram’, Kiara dhe Luizi shprehen se kanë ngelur ‘pa frymë’, kur morën vesh lajmin e ëmbël se do të bëheshin prindër.
“Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3 💕”, shkruan Kiara në postim.
View this post on Instagram
Iconstyle