S’e kishte provuar kurrë më parë, Dua Lipa bëhet…
Dua Lipa po sjell ‘Elektricitetin’ me Diplo dhe Mark Ronson. Një nga këngët më të komentuara të momentit në muzikën botërore është padyshim kënga e shqiptares Dua Lipa me producentët super të suksesshëm, Mark Ronson e Diplo. E për videoklipin e kësaj kënge, Dua ka vendosur të ndryshojë pamje, shkruan Gazeta Express. Ajo është bërë bjonde, një pamje kjo me të cilën nuk e kemi parë asnjëherë më pare këngëtaren, por sigurisht që ka bërë zgjedhjen e duhur pasi kënga titullohet “Electricity”. Ky bashkëpunim i Duas pritet të jetë ndër këngët më të dëgjuara të momentit, sidomos pasi ajo është bërë bashkë me producentin Ronson, i cili bën gjithmonë këngë të suksesshme sidomos pas super hit-it me Calvin Harris.