S’e kanë për herë të parë, zbulohen personazhet e njohur që do sfidojnë njëri-tjetrin në kërcim
Është folur shumë në media për “Dancing with the stars BEST” që po pritet të fillojë në “Vizion Plus”. Deri më tani, dy detaje janë të sigurta: spektakli do të nisë në fund të marsit (të premten e 23 marsit) dhe konkurrentë do të jenë personazhe të njohur shqiptarë që kanë marrë pjesë edhe në sezonet e mëparshme të “Dancing with the stars”. Formula është menduar e tillë: dy personazhe-konkurrentë të çdo edicioni të mëparshëm do të garojnë këtë vit në edicionin “BEST”. Ndërkohë është folur në portale (ndonëse ende nuk është konfirmuar nga produksioni), se dy prezantuesit e këtij edicioni do të jenë Almeda Abazi, e cila do të lërë për disa javë Turqinë për të qenë pjesë e këtij projekti dhe gjithashtu Rudi Hizmo, i njohur ndryshe si një nga ish moderatorët e “3-jat” në In Tv. Sipas Blitz.al disa nga konkurrentët pjesëmarrës të këtij viti janë; Landi i “West Side Family”, Mariza Ikonomi, Rovena Dilo, Kristi Popa, Amos Zaharia, Niko Komani, Aulona Musta, etj. Sigurisht do të ketë edhe disa konkurrentë të tjerë që priten të zbulohen në ditët në vijim./Story.al/