S’e ka harruar as pas dy vitesh! Danieli i Big Brother: Më rikthehen emocionet e të kaluarës sa herë shoh Fotin, ishim kapitenë të dy anijeve…
Ditën e sotme në emisionin“Ftesë në 5” ka qenë i ftuar fituesi i Big Brother Albania 9, Danjel Dedndreaj. Ai ka folur për ndarjen me Fotninë vajzën që u dashurua brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ Fotninë.
Edhe pse kanë kaluar disa vite nga ndarja e tij me Fotninë, ai është shprehur se e ka pas dashur shumë dhe se sa herë që e kujton ka emocione. Ai thotë se ndarja mes tyre ka ardhur si shkak i mosmenaxhimit të situatës por megjithatë mes tyre ruhet ende miqësia.
Ndër të tjera ai është shprehur se ndihet keq kur mendon të shkuarën e sidomos kujtimet e bukura me Fotninë.
“Kur e kujtoj Big Brotherin më shumë kujtoj Fotin, kam pasur shumë emocione shumë dashuri për Fotin. Kur dolën jashtë nuk e menaxhuam mirë situatën dhe kjo solli rrjedhimisht ndarjen tonë. Ne ishim kapitenë të dy anijeve dhe u ndamë me mirëkuptim. Se kam të lehTë për të folur për Fotin, por kam shumë respekt për të. Jeta është me keqardhje dhe keqkuptime, shumica besoj ka gjëra të bukura të këqija në jetën e tij. Ndihem keq për të shkuarën time që nuk shkoi siç doja unë por jeta vazhdon. Jemi shumë miq, shokë. Sa herë shikoj fotin dhe përjetoj emocionet e të kaluarës. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, u shpreh Danjeli.
Mirëpo krahas kësaj ai ka treguar se cili ishte qëllimi i tij që e shtyu të futej brenda Shtëpisë së Madhe. Në emison ai ka rrëfyer se dëshironte të bëhej këngëtar, ndaj dhe mori pjesë në reality-show.
Ai ka thënë se tashmë kjo ëndërr nuk do të ralizohet kurrë pasi sipas tij për të qenë këngëtarë duhet të sillesh ndryshe nga ai që je.
“Arsyeja që shkova në Big Brother ishte muzika, dëshiroja të bëhesha këngëtar. Mendova të mos i futem edhe unë kësaj teme, sepse duhet të jesh fake (I rremë) të reklamosh diçka që nuk je”, u shpreh Danjeli.
(A.K.Dosja.al)