S’e fshehin, Anthony Çako dhe e dashura franceze varësi nga…
Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës, Anthony prej më shumë se një viti është në një lidhje dashurie me një vajzë franceze gjithë stil, Marien. Në një intervistë televizive për “Jo vetëm modë”, Anthony përveç ambicies për t’i hyrë muzikës elektronike foli dhe për pasionin e madh për tatuazhet. Deri tani duket se ka disa të tillë të pikturuar në trup, që nga koha shkoi për studime në Londër, të cilat i la përgjysmë. Por duket se dashurinë për tatuazhet ia ka “imponuar” edhe të dashurës, e cila po ashtu ka postuar foto duke bërë tatu në krah. Mesa duket për çiftin e dashuriar, tatutë janë kthyer në një varësi, duke qenë se atyre nuk u mjafton një i vetëm. /Story.al/