S’dimë a ta besojmë: Loredana shtatzënë për herë të dytë?! Ja FOTO që po bën namin në rrjet!

Loredana, së bashku me Mozzik kanë qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë për shkak të ulje-ngritjeve që kanë pasur në lidhjene tyre.

Edhe pse fansat i duan bashkë reperja lajmëroi se ajo dhe Mozzik janë ndarë. Mirëpo gjejeni çfarë ka ndodhur sërish?!

Së fundmi sërish Loredana Zefi arriti që t’i bënte lëmsh të gjithë në rrjete sociale duke publikuar imazhe ose statuse që të bënin të mendoje se reperja është shtatzënë për herë të dytë. (E themi sërish, pasi dikur ka vepruar njësoj)

Këtë herë ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet një atlete bebi krahas së cilës ka shkruar “2?”

Vëmendjen e mori dhe ka bërë të gjithë të dyshojnë se ka plan apo do të bëhet nënë për herë të dytë! Por fansat tashmë nuk surprizohen edhe nëse është projekt muzikor ose një album i dytë./ afterparty.al