Scott Disick në një tjetër lidhje? Zbulohet vajza që mund t’i ketë vjedhur zemrën

E kush tha që mosha ka rëndësi në dashuri? Scott Disick po e vërteton edhe njëherë tjetër se mosha nuk është pengesë për të.

Ish-partneri i Kourtney Kardashian prej pak javësh po përflitet në media për një lidhje me 19-vjeçaren Amelia Hamlin.

Burime pranë tyre bën me dije se dy të rinjtë e kanë kaluar bashkë halloween-en, ndërsa tani janë parë nga fansat teksa darkojnë së bashku.

Scott ka publikuar një foto të pastave që kanë konsumuar me mbishkrimin ‘dashuria ime’, ndërsa Amelia nga ana tjetër në një foto të ngjashme shkruan ‘familje’.

Ende nuk është konfirmuar raporti mes tyre, por fansat janë të bindur se shkëndija ekziston./revistawho.com