Scarlett Johansson më e paguara e 2016, 1.2 miliardë USD shifra që fitoi për 1 vit

Viti 2016 ka qenë i jashtëzakonshëm për Scarlett Johansson, e cila ka kryesuar listën e aktorëve më të paguar të vitit. Filmat ku ka luajtur i kanë sjellë asaj 1.2 miliardë dollarë, fitime për 12 muajt e vitit. Johansson ka mundur aktorët me të cilët luan në të njëjtin film “Captain America”, që renditen në vendin e dytë. Pas tyre lista vijon me Margot Robbie dhe Will Smith, Amy Adams, Ben Affleck dhe Henry Cavill. Ndërsa Ryan Reynolds renditej në vendin e 8-të, sa u takon fitimeve në vitin që lamë pas.