Sazan Guri rrëfen historinë e dashurisë: E mora nën ombrellë, aty lindi shkëndija

Ambientalisti Sazan Guri rrëfeu në emisionin Goodmorningas Albanians, në Euronews, historinë e tij të dashurisë me partneren shumë vite më parë.

Guri zbuloi se ka qenë dashuri me shikim të parë dhe ndodhi kur ai dhe bashkëshortja punonin në puset e naftës, ajo si teknike dhe ai si inxhinier.

Ambientalisti rrëfeu gjithashtu dhe momentin kur ndodhi shkëndija e parë teksa të dy po ecnin në të njëjtën çadër kur binte shi.

“Familja, gruaja e parë që t’i zgjedh është idil. Idil do të thotë shkëndijë diellore. Unë për veten time gruan time me një të parë 30 metra larg, kur zbriste nga autobusi te puset e naftës, e dallova që kjo është e imja. E dallova nga shkëndija, i pashë synë, i pashë faqen e ndieva që ishte e imja. U bë imja pas ca muajsh, ajo teknike unë inxhinier aty në puse.

Fakti që ngjiti dhe kur e mora në, një ombrellë kur binte shi, edhe kur u prek gishti i vogël me gishtin e vogël nën një ombrell aty u trondit, ndodhi kjo idili”, tha Guri.