“Sarpi” nuk qenka ndarë nga e dashura, çifti shkon për drekë në shtëpinë e Kivanç Tatlitug
Së fundmi në mediat turke u përfol se aktori Çagatay Ulusoy i njohur si “Sarp” është ndarë nga e dashura Duygu Sarisin.
Por mesa duket lajmet nuk kanë qenë të vërteta. Burime për mediat turke kanë zbuluar se çifti jo vetëm që nuk janë ndarë, por drekën e Bajramit e kanë kaluar në shtëpinë e Kivanç Tatlitug.
Çagatay dhe Kivanç janë miq shumë të mirë dhe mesa duket edhe partneret e tyre kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. Çagatay dhe Duygu janë parë në shtëpinë e Kivanç Tatlitug në fshatin Kemerburgaz.
Madje Duygu pozoi me qenin e Kivanç. Ndërsa bashkëshortja e tij, Basak Dizer gatoi për të ftuarit pjata të shëndetshme.
Kivanç është i martuar me Basak Dizer. Ajo është me profesion stiliste. Kjo nuk është hera e parë që Kivanç dhe Çagatay shihen bashkë pasi edhe vitin e kaluar dy aktorët i kaluan pushimet bashkë.
revistawho.com