“Sarpi” heq dorë nga seriali më i ri, ia merr vendin “Ertugrul”?
Prej disa muajsh po përgatitet një serial turk që pritet të ketë një sukses të madh me historinë e tij. Bëhet fjalë për serialin “Barbaros”, ku në rol kryesor do të shfaqej aktori i njohur Çagatay Ulusoy.
Ky i fundit bëri shumë parapërgatitje për këtë serial duke shtuar disa kilogramë në peshë dhe duke rritur mjekrën.
Megjithatë këto përgatitje kanë shkuar më kot, pasi mediat turke raportojnë se Çgatay ka hequr dorë nga roli. Bëhet e ditur se rolin e “Barbaros” tani do t’i ofrohet Engin Altan Duzyatan.
Këtë të fundit e njohin të gjithë nga roli i Ertugrulit, serial i cili pati shumë shikueshmëri gjatë kohës që u transmetua në Turqi e Shqipëri.
Megjithatë zgjedhja përfundimtare e regjisorëve nuk është bërë ende e ditur. Gjatë kësaj kohe janë përmendur emra të shumtë si Alperen Duymaz apo Ulas Tuna Astepe.
revistawho.com