Sarp i serialit “Të Infiltruarit” rrëfen historinë e jetës: Në gjimnaz talleshin me mua, tani një yll kinemaje i pasur

Çağatay Ulusoy, i njohur nga publiku shqiptar si personazhi kryesor në telenovelën “Të Infiltruarit” ka rrëfyer historinë e jetës së një djali, që dikur ka vuajtur nga inferioriteti dhe sot është bërë një yll i pasur. Ai ka rrëfyer se në gjimnaz nuk ishte shumë i njohur dhe shokët talleshin me të, ngaqë mënyra se si emri i tij shqiptohet ngjason me bretkosën: “Kur isha në shkollë shokët talleshin me mua dhe më thonin Sha-Sha, ose Tashao. Kur më thonin Sha-Sha mërzitesha, ndërsa Tashao më pëlqente”, tregoi ai ndër të tjera. Megjithatë kjo kohë ka kaluar për të dhe tani ai është një ndër aktorët dhe modelët më të kërkuar në Turqi, gjë që thotë se e ka arritur me shumë këmbëngulje dhe punë. Ai është 27 vjeç, dhe e nisi karrierën si aktor në një serial televiziz në vitin 2011.Që nga ajo kohë ai ka pasur role protagonisti, që e kanë bërë shumë të famshëm në Turqi e më gjerë. Ai lindi në Stamboll me një nënë boshnjake dhe baba turk. Pas gjimnazit nisi studimet e larta në Universitetin e Stambollit, për design. Që kur ishte student nisi të angazhohej si model, pra kur ishte 19 vjeç. Në vitin 2010 konkurroi në “Best Model of Turkey”, ku u shpall fitues dhe direkt fitoi rolin e palë në një serial televiziv. Janë të shumta rolet që ka pasur në karrierën e tij dhe paratë që ka fituar edhe pse ende s’i ka mbushur 30 vjeç. Në vitin 2016 me paratë e fitua si aktor, Ulusoy bleu një shtëpi në Santa Monica, në Kaliforni.