Sarën rrallë e shohim kaq romantike sa sot, por është ditëlindja e Ledionit!

Sara Hoxha preferon jetën private ta ruajë sa më hermetike duke i shijuar në privatësi momentet e bukura. Por sot për ditëlindjen e Ledionit, ajo e ka thyer këtë rregull dhe ka publikuar një video me disa nga momentet e tyre, shoqëruar me një muzikë romantike dhe një dedikim shumë emocionues.

“Gëzuar ditëlindjen Ledion Liço. 9 vite më parë të takova dhe lidhja jonë është gjëja që më bën më krenare në jetë. Jemi rritur duke dashur njëri-tjetrin thellësisht dhe duke qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit. Jam përgjithmonë mirënjohëse që ti më ndihmove të jem ajo që jam sot dhe më dhe familjen më të bukur që e dashuroj”, shkruan Sara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)