
Sardi dhe Luari janë vetëm të njëri-tjetrit, por jo ashtu siç mendoni ju
Mjaftoi një foto e të dyve me mbishkrimin “Veç i imi” dhe menjëherë në media u përfol se Sardi dhe Luar janë çifti më i ri i showbizit. Përpos Luarit, edhe Sardi postoi një foto duke shkruar “Veç e imja”.
Mirëpo në një intervistë të shkurtër për “Top Albania Radio”, Sardi zbuloi se “Veç i imi” është titulli i bashkëpunimit të tij me Luar Aranin.
“Jam shumë i kënqaur, duket që po i marr hapat ashtu siç e kam planifikuar. Planet vazhdojnë puna është gjithmonë në rritje. Kemi 4 këngët për të nxjerrë. Kënga e para është bashkëpunim titullohet “Veç i imi” Këngëtaren po e mbaj surprizë por po të hyni tek Instagrami im…”, tha Sardi.