Sarasvatiçandra martohet për 40 vjetor, brenda dasmës luksoze të aktorit të Bollywood-it

Aktori indian Gautam Rode, i njohur për publikun shqiptar me emrin “Sarasvatiçandra” nga seriali televiziv me të këtë titull i ka dhënë fund beqarisë në moshën 40 vjeçare. Artisti u celebrua me të fejuarën e tij Pankhuri Aëasthy, ndërkohë që “Bollywood life” publikoi disa foto nga dasma luksoze e aktorit të “Bollywood”-it. Gautam u martua me partneren e tij prej disa vitesh, e cila është komplimentuar shumë nga mediat për stilin, pasi dukej një kukull e vërtetë me fustanin rozë të nusërisë. Ndërsa Gautam kishte zgjedhur kostum klasik të zi, dhe dukej shumë elegant teksa pozonte pranë bashkëshortes.