Sarah Malaj, bomba seksi që planifikon të pushtojë ekranet shqiptare
Kopja e këngëtares Rihanna në forma, ngjyrë lëkure, portet dhe performancë fizike ka mbërritur në Shqipëri. Ajo është modelja shqiptare që jeton dhe punon në Greqi, pjesë e “Cristi Model Agency” Sarah Malaj, e cila aktualisht ndodhet me pushime në Tiranë për disa projekte që do të realizojë me fotografin e njohur Sonny K. Elson. E gjatë 1.70 m, përmasat perfekte 90-63-90, në faqen e agjencisë së modës ku punon prezantohet si bionde me flokë të gjata. Ndërkohë që në fotot që Sonny K. Elson ka realizuar me modelen në plazhin e Durrësit, ajo shfaqet në variantin e brunes me flokë të shkurtra. Plazhistët e Durrësit në këto ditë të nxehta vere kthenin të gjithë kokat, teksa Sarah kalonte pranë tyre dhe bënte përshtypje me format e saj bombastike. Sipas burimeve të revistës “Story”, Sarah do të jetë imazh kryesor spotesh publicitare në Shqipëri, dhe ndoshta mund ta shihni në një reklamë pijesh që këto ditë është në ekranet tona ku ajo aktron baristen, ose teksa pozon me bikini për stilisten Jana Hyka. E shkuara e saj si modele në Greqi me format të rrumbullakosura, mesa duket do të pasohet nga karriera e re si modele në Shqipëri. Ajo bie në sy për pozat me armë deri tek ato me bikini shumë sensuale, që plotësojnë karakterin e saj sa të egër aq sensual.