Sarah Jessica Parker, 57 vjeç, shpjegon si qëndron kaq ‘optimiste’ për plakjen!
Sarah Jessica Parker, ylli i “Sex & th City”, kur pyetet se “ç’mendon për plakjen” apo “si qëndron kaq optimiste” (a thua se procesi normal i jetës duhet të na bëjë pesimist), thotë se “thjesht nuk mendon fare për këtë”.
“Kjo është e vërteta e Zotit. Ndonjëherë, jam e detyruar të mendoj për këtë për shkak të punës që bëj apo njerëzve që ma kujtojnë.”
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se aktorja nuk është e vetëdijshme.
“Kjo nuk do të thotë se jam në iluzion dhe po jetoj në një univers paralel, ku jam në qelibar dhe nuk ndryshoj. Kam kërkuar shumë nga vetja në aspektin fizik. Kam vrapuar, kërcyer dhe e kam stërvitur trupin tim për 40 vite.”
Për sa i përket arsyes pse gratë janë kaq të stresuara për plakjen, Parker thotë se kjo shkon deri te mizogjinia.
“Unë nuk kam ankth për këtë, dhe nuk është se jam më e mirë se ato që kanë, por thjesht më bën përshtypje që nuk flasim për burrat në këtë mënyrë. Është e çuditshme për mua që ne jemi ende kaq seksistë për këto gjëra, në një mënyrë kaq të dukshme.”
Burimi: In Style
Anabelmagazine