Sarah Berisha e dashuruar kokë e këmbë me Dj PM: Erdhi në jetën time atëherë kur unë kisha më shumë nevojë
Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të dashur në shoëbizin shqiptar. Ata u njohën në “Big Brother VIP” dhe pas daljes duket se po e shijojnë edhe më shumë romancën e tyre.
Edhe pse është përfolur ditët e fundit për një ndarje të tyre, kjo nuk është aspak e vërtetë, dyshja është shumë e lumtur krah njëri-tjetrit dhe po jetojnë dashurinë e tyre shumë mirë nga ajo që ua kishte marrë mendja më parë.
Së fundmi, një një intervistë, moderatorja e “Kosheres” ka treguar disa detaje nga momenti i parë kur takoi PM brenda shtëpisë së famshme të ‘BBV’. Si ndodhi pëlqimi i parë?
Sarah tregoi se një nga netët ishte shumë e mërzitur pasi ishte në nominim dhe kur hyri DJ PM që i shprehu pëlqimin, si pasojë humori i saj ndryshoi.
“Nuk e kisha parë, me sa di siç më ka thënë edhe PM as ai nuk më njihte më ka parë në Big Brother dhe ka qenë e fortë se në ditën që ka hyrë PM unë dola më pak e preferuar nga publike apo isha në nominim, diçka e tillë dhe isha shumë e mërzitur atë natë dhe kur dola jashtë, çunat hynë si DJ dhe unë mendova se kanë ardhur për të luajtur argëtuar.
Këta hynë unë nuk isha në terezi fare dhe kur u futën brenda dhomës së rrëfimit duke treguar që ishin banorë dhe kur tha PM se njëra nga vajzat që më pëlqen ishte Sara, mu rikthye buzëqeshje”, tha moderatorja.
Menjëherë pas aventurës në BBV, Sarah Berisha mori ofertën surrpizë që as që e imagjinonte, asaj iu besua roli i moderatores në spektakëlin e humorit “Kosherja”.