Sara zbulon sëmundjen nga e cila vuan Ledri Vula prej kohësh dhe ajo nuk e ka aspak problem
Padyshim që Ledri Vula dhe Sara Hoxha formojnë një nga ciftet më “cool” të showbiz-it shqiptar, shumë të dashur për publikun dhe gjithmonë plot me dashuri për njëri-tjetrin.
Së fundmi ata janë parë duke shijuar pushimet në jug të vendit, bashkë me familjen, pas një sezoni të gjatë konceresh që me gjasë reperin e ka mbajtur larg prej tyre shumicën e kohës, ndërsa blogeerja bëhet gati që pas pak kohësh të nisë një aventurë të re televizive, si konkurente në “Dancing With the Stars”.
Ndërkohë, dicka që e dimë prej kohësh për Ledrin, ai vuan nga një sëmundje e lëkurës, që më shumë është gjendje shëndetësore se sa sëmundje dhe që quhet “Ventiligo”.
Kjo bën të mundur që ai të ketë njolla të bardha sidomos tek gjymtyrët e tij, por edhe në pjesë të tjera të trupit, ndërsa reperit ka qenë shumë i hapur ndaj publikut për këtë gjendje të tij dhe asnjëherë nuk është përpjekur ta fshehë.
E partnerja e tij së fundmi, si në cdo gjë tjetër, duket se e mbështet në këtë zgjedhje të tij, e jo vetëm kaq, por e quan edhe dicka “cool”. Kështu shkruan Sara në një prej postimeve të fundit në Instagram, teksa sipas saj njollat e bardha të sëmundjes nuk janë dukur ndonjëherë më mirë se kaq.
E në fakt, prej disa kohësh, kjo gjëndje shëndetësore është kthyer në dicka normale, kryesisht pas guximit të personazheve si modelja Winnie Harlow, që modelon dhe sfilon duke pranuar krenare cdo njollë të bardhë që ka në trup. /News31