Sara në rolin e modeles, pozon me veshje të shtatzënisë!
Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula për një kohë të gjatë ka mbajtur një profil tejet diskret.
Fotografitë e saj numëroheshin në gishta dhe ndiqej vetëm nga një numër i kufizuar i personave në profilin e saj privat të rrjetit social Instagram.
Por, me zyrtarizimin e lidhjes me Ledrin gjërat kanë ndryshuar.
Sot, Sara ndiqet nga qindra mijëra njerëz dhe është tejet aktive duke ndarë copëza nga përditshmëria e saj, sidomos gjatë periudhës së pritjes së ëmbël.
E përmes një fotosesioni me veshje të ndryshme, në bashkëpunim me një brand vendor, Hoxha ka marrë rolin e modeles duke na dëshmuar se sa i bukur është shtatzënia si proces i cili nuk ka përse të vendosë barriera në stil e dukje.
Fotografitë nga seti i gjeni në vijim. /Prive.al