Sara kërkon që Poem t’i thotë ‘mama’, por vogëlushja e ka ndarë mendjen
Poem e ka ndarë mendjen. Fjala e parë dhe e vetme që do të thotë tani për tani është “baba”. Mirëpo mami Sara është bërë xheloze dhe vazhdimisht i kërkon vogëlushes të thotë “mama”.
Edhe këtë herë Sara ka postuar një video teksa tenton ta bindë Poem Blu të thotë mama. Por pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk ia ka dalë.
“E thotë ndonjëherë por jo para kamerës”-shkruan Sara krah videos, mirëpo ne duam prova. Të shohim nëse Sara do na e japë këtë kënaqësi.