Sara Hoxha zbulon emrin e veçantë të vajzës

Vetëm pak ditë pas lindjes, Sara Hoxha zbuloi sonte edhe emrin me të cilin ajo dhe Ledioni kanë zgjedhur për vajzën ë tyre të sapolindur.
Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë pak ditë më parë. London dhe Roman, tashmë janë dy vëllezërit e mëdhenjë të një princeshe të vogël, së cilës prindërit i kanë zgjedhur një emër të veçantë.

Vetëm sonte, në një postim në Instagramin e saj, Sara ka postuar një foto të një torte rozë, sipër së cilës është shkruar edhe emri “Ruya Roe”.

Ruya, një emër me origjinë arabe nënkupton ëndërr. “Rüya. Një ëndërr, një vizion”,- shkruan Sara poshtë fotos së ëmbël me ngjyrën tipike të vajzave.