Sara Hoxha së shpejti në ekranin e Top Channel!
Blogerja Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Goca dhe gra”, ku ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim në ekranin e Top Channel.
Sara tha se ende nuk është e sigurt, por është në diskutime për një projekt.
Teksa u pyet ajo zbuloi që projekti nuk kishte të bënte me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother”, por ishte diçka e lezetshme.
“Jemi në diskutime për një projekt dhe ka mundësi të bëhemi shumë shpejt komshie por nuk është shumë e sigurt. Nuk kam akoma informacione të të jap, por nëse do bëhet, do jetë diçka e këndshme. Jo Big Brother se nuk e lë dot vetëm Poem tre muaj. Nuk i dihet akoma…”, tha Sara.
Bordo