Sara Hoxha ndan letrën që i ka dërguar Lori pasi solli në jetë vajzën
Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë para pak ditësh edhe pse deri tani tani dyshja ka qenë hermetike rreth lindjes. As Sara dhe as Ledioni nuk kanë publikuar asnjë detaj rreth të voglës së tyre, duke mos zbuluar as emrin që i kanë vendosur.
Mirëpo, orët e fundit Sara ka postuar një kolazh me foto nga java e fundit, ku ndan edhe momentet nga spitali.
Në mesin e fotove bie në sy një letër që Lori i ka dërguar së motrës. Teksa i shpreh dashurinë dhe vlerësimin, Lori shkruan:
“Sara, kjo ka qenë ëndrra jote e vetme, gjithçka tjetër ti e ke bërë të mundur për veten. Jam shumë e lumtur që më në fund kjo po bëhet realitet.
Ti je e mbrojtur në mënyrë hyjnore ndaj shijoje procesin e të bërit nënë për herë të tretë (qr).
Unë jam duke pritur me durim që t’ju kem të dyjave në shtëpi dhe të të ftoj në një udhëtim vetëm unë dhe ti. Jam me ty përgjithmonë dhe duke u lutur për ty gjithmonë, Lori.”