Sara Hoxha flet për emrin e vajzës dhe jep disa sugjerime
Dikush, si shumë të tjerë, ishte kurioz/e për emrin e bebushes së Sara Hoxhës. Ndryshe nga dy vëllezërit e saj, vajza e çiftit Sara-Ledion nuk do të ketë një emër qyteti.
Sara dhe Ledioni janë prindër të dy djemve, London dhe Roman dhe janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të tretë. “A do të ketë edhe vajza një emër qyteti gjithashtu?” e pyeti dikush Sarën në Instagram.
Sara tha se do të ishte qesharake nëse do të zgjidhnin një emër qyteti edhe për vajzën. Megjithatë ajo tha se Sienna, Florence dhe India janë emra të këndshëm.
Dikush tjetër e pyeti për disa sugjerime. Sara nuk do t’i përdorë këto emra, por i pëlqejnë: Olivia, Glory, Amal, Sahar, Lily dhe Valentina.